Haan: Vetėm fitorja do tė na kryente punė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Haan: Vetėm fitorja do tė na kryente punė

Mesazh  Ardi prej Sun Oct 12, 2008 2:05 am

[b]Haan: Vetėm fitorja do tė na kryente punė [/b]

[img]http://telegrafi.com/fo/sport/f.1011083254623_m.jpg[/img]
[b]Nuk besoj qė rastėsia dhe fati tė vendosė nė kėtė takim. Vendimtare pėr ne
do tė jenė taktika dhe njėkohėsisht pėrqendrimi nė momentet mė tė
rėndėsishme, ėshtė cituar Arie Haan nga Sporti Shqiptar.
[/b]Trajneri i Kombėtares i ka idetė e qarta: nė “Ferenc Pushkash” tė Budapestit,
Shqipėria nuk do tė synojė aspak tė mbrohet apo tė luajė pėr barazimin.
Sot do tė kėrkohet vetėm fitorja.

“Unė pėrballė Kumanit? E shikoj si njė koleg tė barabartė, mė se tė
denjė pėr detyrėn qė mban, tė pėrgatitur nė shkollėn e Gus Hiddinkut me
shokė, madje duke qenė dhe asistent i tij pėr disa kohė”, ka deklaruar
Haan duke e lavdėruar trajnerin holandez tė Hungarisė..

“Nė Hungari kam mbetur i kėnaqur me kushtet e ofruara. Terreni ka qenė
i shkėlqyer po kėshtu edhe akomodimi. Kjo ka sjellė padyshim dhe njė
gjendje tė mirė te lojtarėt, tė cilėt janė pėrgatitur seriozisht.
Fatmirėsisht nuk kemi dėmtime tė mėdha, vetėm ca gjėra tė vogla, tė
zakonshme nė stėrvitje tė tilla. Nė stėrvitje nuk jemi sforcuar, por as
nuk kemi toleruar nė drejtim tė ngarkesės sė nevojshme qė duhet nė prag
tė njė ndeshjeje tė tillė kaq tė rėndėsishme”, ka vazhduar trajneri,
duke shtuar:

“Pėr mua ėshtė vetėm njė hap i rėndėsishėm qė duhet tė na nxisė pėr tė
parė edhe mė tutje. Natyrisht qė nė dy takimet e para kemi pasur edhe
ndihmėn e fatit, qė na ka ndihmuar nė njė farė mėnyre nė pėrcaktimin e
kalendarit, pasi luajtėm dy ndeshje nė shtėpi, rezultati i tė cilave
ishte pak a shumė i parashikuar dhe ashtu dolėn. Shanset ishin pėr tė
marrė 6 pikė, por edhe me 4 jemi tė kėnaqur”.

“Vetėm njė fitore do na bėnte punė dhe ne me kėtė pikėsynim do tė
zbresim nė fushė dhe do tė kėrkojmė maksimumin deri nė fund,
pavarėsisht kthesave tė papritura qė mund tė na sjellė zhvillimi i
lojės. Duke gjykuar mbi gjendjen e formės sportive tė lojtarėve tė mi,
kam arsye tė forta tė kėrkoj maksimumin nė kėtė ndeshje. Nuk besoj qė
rastėsia dhe fati tė vendosė nė kėtė takim. Vendimtare pėr ne do tė
jenė taktika dhe njėkohėsisht momentet e pėrqendrimit mė tė
rėndėsishme”, ka pėrfunduar deklaratėn e tij trajneri i Kombėtares
Kuqezi.

Ardi
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 73
Nofka juaj : ar2yy
Reputation : 0
Pikėt : 3038
Registration date : 12/09/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi