Zanfina Ismaili, rruga drejt suksesit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zanfina Ismaili, rruga drejt suksesit

Mesazh  GenTToGolD prej Sun Oct 12, 2008 9:16 pm

[center][color:9016=#000000][font:9016=Arial][b]Zanfina Ismaili, rruga drejt suksesit[/b][/font][/color]
[/center]
[color:9016=#505050][font:9016=Arial][img(162px,300px)]http://www.shqipmedia.com/wp-content/uploads/2008/10/zanfina-ismajli-162x300.jpg[/img]
Ishte fare e vogel,ndoshta pese vjeqe kur e shikuam per here te pare para kamerave.Nje femije i vogel,flokegjate dhe me nje buzeqeshje engjellore qe duke kenduar pa dhembet e pjekurise,kerkonte demokraci me kengen,ne kohen kur Kosova e ngrysur po perballej me pasojat e nje pushtimi komunist.
Na bente te buzeqeshim teksa e shikonim kur kendonte ne Festivalin e Femijeve ne Shkoder kengen ‘Disko Epidemia’.Nje gjalleri ne skene qe askend nuk e lente indiferent.Shperblimet i grabiste nga dora e moderatoreve te festivalit duke treguar qe buzeqeshja dhe gjalleria ishte shume e sinqerte ne syte e nje femiu qe po i gezohej kenges.Teksa vajzushka e vogel po rritej,kenga ‘Koha per qifteli’ sjell nje risi ne imazhin e kengetareve shqiptare.Nje minifustan me stilizim te veshjeve kombetare,gje qe deri atehere nuk ishte pare ne skenen shqipe.Dhe askush nuk di te jap pergjigje pse kjo kenge ku nderthurej per here te pare kenga folklorike me ritme moderne,vallezimi modern me ate te valleve shqipe dhe veshje moderne-kombetare,i pengon syrit te dikuj qe ndoshta nuk ishte kujtuar te beje kete dhe kjo kenge neglizhohet ne ekran,por fillojne kopjimet e ketij stili qe shohim sot e kesaj dite.E ndrojtur dhe padrejtesisht e neglizhuar per ate qe ben, ‘motra e Adelines’ nuk shpreh asnjehere asnje agresivitet,arrogance,asnje skandal,asgje te shemtuar.Vazhdon punen ne realizimin e endrres se saj.Prap e para ne moshen e adoleshences sjell nje risi:Neomodernizimin ne kenge dhe dukje,duke bere e para klipin me modern shqip te asaj kohe .’Gajdexhiu’ me nje kenge te vjeter popullore te perpunuar mjeshterisht ne stilin modern.Dhe tamam krijohet pershtypja qe eshte nje vajzushke e embel e radhes e cila do te kendoje dhe do te harrohet,si duket kupa ishte mbushur,dhe kenga ‘Partizani i vogel’ eshte nje kritike e ashper kunder te gjithe ‘partizaneve shpirtvegjel’ post-komunisteve te cilet cenzurojne modernen, nuk kuptojne gjeneratat e reja dhe fshehen nen petkun e nje ‘demokratizimi ireal’.As kete here nuk harron te sjelle risi ne imazh.Duke iu pershtatur kenges,ajo luan nje vajze qe duket punk me pantallona te shkurtera,nje hip-hop stil me floke te perdredhura porsi yjet muzikor ne vitet e tetedhjeta,nje pamje tjeter qe aludon ne vitet e katerdhjeta,nje orient i perkryer ku duket qarte qe ajo e ben me qellim qe te tregoje revolten artistike,nje pamje spanjolle ku luan me zjarrin,dhe nje vajze e shtrire ne pishine me bikini te arte dhe grim e floke te krehura alla Sophia Loren.Askush nuk e kuptoi qe kjo kenge ishte nje revolte e kontrolluar kunder ‘Parizaneve te vegjel’ qe po mbijetonin si mbeturina ne kohen kur rinia shqiptare donte dicka tjeter.Apo e kuptuan,dhe e percmuan duke u munduar ta lene ne harrese,sepse post-komunistet e vjeter rrezikonin te zbuloheshin ne momentin qe rinia ta kuptonte esencen e asaj qe po flitej dhe po shihej ne kenge.Me nje kembengultesi te qete,nuk ndal punen,por kete here befason me kenge e cila flet kunder perdorimit te narkotikeve.Ketu fillon nje stad i ri,me serioz,ku kenga perkrahet nga instancat me te larta ne Kosove,siq jane Zyra Amerikane ne Kosove,Ministria e Kultures dhe Organizata Joqeveritare Anti-droge Finlandeze ‘Labyrinth’ me seli ne Prishtine. U dha mesazhi i qarte shoqeruar me nje klip filmik ku cdo skene ne menyre artistike tregon qe ‘ketu flasim seriozisht kunder se keqes’.Megjithate,kupton publikun i cili eshte ne kerkim te clodhjes nga temat serioze.Vazhdon me nje tjeter befasi.Vajza moderne vesh dimi dhe kendon kenge popullore me dy rapsode te shquar.Gje qe aq sa befason aq kenaq ata qe e degjojne dhe shikojne ‘Rrushen e Lales’.Cdohere ndryshe,ishte e qarte qe suksesi po garantohej dhe hyn nen ombrellen e dy produksioneve te fuqishme shqipe per te lanquar nje album i cili percillet me sukses.Cfare do te ishte befasia e radhes ne klipe qe tashme ishim mesuar ti shohim? Nje vajze e cila prek mitologjine ne klip,duke dalur nga guaca,per te aluduar ne njeren nder veprat me te njohura boterore te artit,pikturen ‘Lindja e Venus’ te Boticceli-t.Nje guxim qe pakkush e kuptoi,apo nuk deshen ta kuptojne.Deri me dje Venus apo Afrodita ,dihej si perendeshe e mitologjise greke.Si behet qe nje shqiptare ta marre guximin ta personifikoje ne klip shqiptar?Ndoshta per te treguar me vepren qe historia po deshmon qe Afrodita mund te kete qene perendi ilire,bazuar ne emrin ‘Afrodita’-Afer Dita-gje qe deshmohet ne histori duke u thene qe ajo lindi nga shkuma e detit kur po Afrohej Dita!Fakt qe ne shekullin XXI po deshmohet nga historianet me te shquar boteror.Pakkush e mendoi kete.Megjithate bukuria fizike ishte nje element qe bllokonte mesazhet e klipeve dhe teksteve.Populli donte te shihte kembe te gjata,goks te zbuluar,floke te krehura,grim te theksuar,etj.Dhe ua dha.Per t’iu treguar qe bukuria nuk eshte hendikep,por dicka me te cilen te gjithe krenohen.Por asnjehere nuk braktis kualitetin.E kritikuar per dukjen ‘e zhveshur’,per ‘vokalin’,per ‘bukurine e tepruar’,ajo nuk ben zhurme.
Vajza e ndrojtur tashme kishte kuptuar qe xhelozite harrohen.mbesin veprat.Kete e deshmon me nje vetebesim te jashtezakonshem ne intervista,fjalor vte pasuruar,qetesi shpirterore dhe buzeqeshjen engjellore te vajzes se vogel, e cila jap mesazhin ‘ nuk mund te me lekundni,kritika harrohet veprat mbesin’.
E veshur deri ne fyt,lanqon hitin e ri ‘Nga njeshi tek dhjeta’ per tu ranguar plot gjashte si njeri nder klipet me te shikuar shqip!
Mes klipeve,koncerteve te shumta anembane botes,rexhistrimeve,fotografimeve,intervistave ajo gjen kohen qe te mbaroje nje universitet per tu bere juriste e diplomuar dhe te jete anetare e organizates humanitare per mbrojtjen e kafsheve ‘PETA’.
‘Motra e Adelines’ tashme kishte krijuar identitetin e saj,dhe po perjetohej ashtu siq eshte:Zanfina Ismaili.Dhe kur shume fansa po pyeteshin se ‘ Cka tash? Cili eshte suksesi i radhes,apo iku Zanfina?’,sikur nje komete e bukur,Zanfina Ismaili nga nje ekip filmik gjermano-shqiptar qe tashme kishte shkelur ne Berlinale,Khan, Hollywood,perzgjidhet mes pesembedhjete kengetareve shqipe per te kenduar soundtrack te filmit te pare shqiptar i cili prezantohet nderkombtarisht.
Nje kooproduksion gjermano-shqiptar,film i cili cdokend qe ka gjak shqiptari e ben te ndjehet krenar ne lekuren e vet.Zanfina tashme si duket ka kaluar barrierat e xhelozive te uleta,cenzurave te paarsyeshme,kritikeve qe quajne veten profesioniste dhe ne i shohim gjithe diten ne kafenete e qyteteve tona,te dehur duke mbajtur monologje’Ah si ishte ne kohen tone!’ Ah komunizmi…
Nje interpretim qe ben gjithsecilin te rrenqethet nga emocioni,duke fshehur linjat trupore,madje edhe veten per ti krijuar hapesire sekuencave me mbreselenese te filmit ‘Koha e kometes’ ,Zanfina Ismaili dha provimin e fundit.
Tregoi qe kendon ashtu qe te gjithe,fansa apo anti-fansa,amatore apo profesioniste te degjojne kengen pa bere ze deri ne fund,dhe te komentojne gjithsecili ne menyren e vet.
Kengen te cilet njerez te ardhur nga qilimet e kuq boteror per te realizuar filmin ‘Koha e Kometes’,bazuar ne njeren nder veprat me te shquara te kohes sone,libri ‘Viti i mrapshte’ nga Ismail Kadare,Zanfina Ismaili hyn ne tregun boteror e bueqeshur dhe e qete si gjithmone,pa kthyer koken rreth komenteve qe harrohen pas tre ditesh.Mjaft e pjekur qe te kuptoje se vetem nje veper e madhe diskutohet,ajo merr noten e publikut:Noten me te larte.Per te buzeqeshur ne qilimin e kuq krahas akoreve boteror,ne krah me motren Adeline,e cila tashme haptas merr guximin te tregoje sa shume e do kolegen-moter.Dhe tash,kur ‘Koha e Kometes’ thyen rekordet ne shikueshmeri,vajzushka e vogel qe kerkonte demokraci,arriti ate qe synon cdo artist.Demokracine ne art,kulminacionin e shpirterores ne kenge,Arrit te ndjehet me e relaksuar se kurr ne qilimin e kuq ne krah me VIP boteror.Dhe te marre noten maksimale te gjykatesve me te drejte: popullit…Me fat Zanfina..[/font][/color]

_________________
[b]www.Studentet-KS.TK
Info:genttogold@hotmail.com[/b]

GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 3035
Registration date : 12/09/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi