Studentet-KS.TK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha Shqipe,origjina e saj

Shko poshtė

Gjuha Shqipe,origjina e saj Empty Gjuha Shqipe,origjina e saj

Mesazh  GenTToGolD Wed Oct 15, 2008 9:33 pm

[center][b]Gjuha Shqipe Prejardhja e Saj
[/b]

[b]Gjuha Shqipe Prejardhja e Saj dhe shum gjera te tjera mbi gjuhen Shqipe[/b]


[justify]Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen
gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt
gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore
dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme
indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė
familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė
vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė
gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij
drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi
me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore
indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me
titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen
Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose
satem dhe nė gjujė pėrėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt
lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe
armenishten.

Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė
debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej
njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose
trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr
origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka.
Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore.
Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve
dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė
veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen
europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime
historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike,
arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė
popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me
popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga
albanolugu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e
tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar
historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri
tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin
tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga
keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn
antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk
njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur
nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra
njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė
tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė
krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane
zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė
kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten,
tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me
kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore,
dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e
sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur,
rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e
mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.


Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar
me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet
“Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė
gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”,
qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i
Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė
ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe
udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme,
tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė
rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte
prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e
veriut (gegėrisht).
“Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė
Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar
prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des
croisades au XV siecle IV, 1915”.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin
fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches
sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold
von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati
i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi
pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin
tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr
nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1
deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht.
Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė
tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė
dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos.
Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai
ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i
shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli
i Pashkėve”.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr
historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e
shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e
veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy
alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se
kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe
tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė
“Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e
letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė
kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė
shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė
shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė
kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga
Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban
pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve
fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė
pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare
katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė
tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr
herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon
Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga
peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė
vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri
fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u
botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike
dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej.
Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore
(veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė
veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma
gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn
e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut,
ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e
papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst –
pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė pėrshkon fund e majė atė dhe nga
mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit,
arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė
paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”.
Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e
Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė
kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė
brigjeve tė Adriatikut”.
Pėr njė traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė
kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte
mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium
faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI,
Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė
ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė
gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė
gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė
shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione
scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke
folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in
vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr
rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė
shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat
historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e
kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė
fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė
Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė
cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė
herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė
nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė
vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e
parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te
arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn
shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė
ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e
botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i
njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet
latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato
tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin
XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe
Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe
vepra origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin
latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca
gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė
kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė
njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė
ndėrtuar njė gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit
nė shekullin XX.

Dialektet e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose
gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i
ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit,
qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė
Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė
tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre
kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa
dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik,
nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe
hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė
toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut
nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~
votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i
pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė
r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e
bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht,
janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin
morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me
punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj.
Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa
mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes:
do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē
formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.

[b]WWW.STUDENTET-KS.TK[/b]
[/justify]

[/center]
GenTToGolD
GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 5706
Registration date : 12/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi