Shqipja standarte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqipja standarte

Mesazh  GenTToGolD prej Wed Oct 15, 2008 9:38 pm

[center][b]Shqipja standarte

[/b][/center]
Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si
varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė
proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i
saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes
Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen pėr te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte
i pari qė shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet
traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve
tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare,
pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė
panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua
njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i
dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori
kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy
variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti
letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre
varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej
zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėherė, shqipja ishte
shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti
turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i
Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė
qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas
shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i
mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame
(dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja
diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha
shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė
Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin
alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni
letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi
si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e
letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar
pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes
afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar
tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi
disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e
shqipes sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr
drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė
Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare
kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te
organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme
pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa
projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy
konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e
gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i
ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė
zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė,
nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes
letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e
udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti
i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn
zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė.
Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr
njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė
diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e
Drejtshkrimit tė Shqipes, qė u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili
ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si
Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė
nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga
Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e
berė deri atėherė pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė,
nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė
njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej
kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por
nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė
rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, siē janė
“Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme
letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori
Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme
shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me
njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt
analitizmit. Njė pjesė e mirė tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore,
janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė
tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė
fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin
tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a,
b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y,
z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me
shkronja diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjatė
fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi
bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka
njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende
mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish
(mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt
zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė
tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe
lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė
rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen
gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj).,
te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me
mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~
desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i
madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor
kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan
edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19,
formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj
dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė
gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė
pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė
trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė
evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore,
lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė
pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme
ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua)
+ lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr
tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė
veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė
e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė
formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si
pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė
shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e
vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e
Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė
Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja
flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė
Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e
ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė
dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra
albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo,
Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

_________________
[b]www.Studentet-KS.TK
Info:genttogold@hotmail.com[/b]

GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 3035
Registration date : 12/09/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi