Studentet-KS.TK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Studimet pėr gjuhėn shqipe

Shko poshtė

Studimet pėr gjuhėn shqipe Empty Studimet pėr gjuhėn shqipe

Mesazh  GenTToGolD Wed Oct 15, 2008 9:39 pm

[center][b]Studimet pėr gjuhėn shqipe[/b]

[/center]

Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i
tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe
shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė,
gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės
gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, siē ishte Gotfrid
Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė
krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte
themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta
kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qė ai i shkruante njė
bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė
shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės
shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė
gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė
gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga
mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari
gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja
bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend
tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si
G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut
dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte
qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe
(Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891),
i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh
gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man,
E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz,
M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr
studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me
prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike,
si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj,
lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj
qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės
shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes
Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin
1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn
“Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno
1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla
lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi
“Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi
“Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė
shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit
XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės
shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė
rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė
Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė
dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės
kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr
Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr
studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė
periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e
shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė
dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve
drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e
tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe”
(1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave
“Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962),
trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe
njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e
gjuhės shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė
gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan
pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė
dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė
specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe
Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i
Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės,
Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg
veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e
leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u
hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh,
nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954),
“Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme”
(1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i
gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor
frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik
ballkanik” (1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė
tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i
gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga
shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave
gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes
gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota
ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa
(1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me
Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė
zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės
sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės
dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto
fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime,
nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e
gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe”
(Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės
shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta
i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas
mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė
shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto
fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur
shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe
arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė
ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem
Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn
e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės
shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė
filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė
shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II
“Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968),
“Shqiptarėt midis pėrėndimit dhe lindjes” (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė
sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e
drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore
brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė
kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė
njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu
prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem
Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės
shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj,
vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e
popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e
gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė
cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė
kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh
terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė,
veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė
botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot,
janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė);
“Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė
Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm
veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun
etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė
kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy
shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė),
Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem
Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli
Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
GenTToGolD
GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 5706
Registration date : 12/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi