Studentet-KS.TK
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranė: 13 mijė euro pėr fanellėn e Ronaldinhos

Shko poshtė

Tiranė: 13 mijė euro pėr fanellėn e Ronaldinhos Empty Tiranė: 13 mijė euro pėr fanellėn e Ronaldinhos

Mesazh  GenTToGolD Thu Oct 16, 2008 9:19 pm

[justify][b]Tiranė: 13 mijė euro pėr fanellėn e Ronaldinjos[/b]


[url=http://www.shqipmedia.com/2008/10/13-mije-euro-per-fanellen-e-ronaldinjos/#respond][img(230px,230px)]http://www.shqipmedia.com/wp-content/uploads/2008/10/ronaldinho.gif[/img][/url]
Vetėm pėr tė bėrė pronė tė vetėn fanellėn, me tė cilėn Ronaldinjo
luajti pėr herė tė parė nė stadiumin “Qemal Stafa” tė Tiranės, njė
shqiptar ka nxjerrė nga xhepi plot 13.000 euro.
Bluza e kampionit brazilian ėshtė vendosur nė shitje gjatė njė ankandi
tė zhvilluar nė mbrėmjen e sė martės, pas pėrfundimit tė ndeshjes
Tirana-Milan. Gjithēka ka ndodhur nė njė nga sallat e hotel “Sheraton”,
me ideimin e “Taēi Oil” dhe nėn mbėshtetjen e UNICEF. Qėllimi ka qenė
pėrfitimi i fondeve, qė do tė jepen nė bamirėsi pėr fėmijėt nė nevojė.
Kėshtu, vetėm pėrmes fanellės sė tij, Ronaldinjo ka realizuar njė
tjetėr “gol”, shumė mė tė rėndėsishėm se ai qė shėnoi nė miqėsoren
pėrballė bardhebluve dhe qė u duartrokit nga mijėra tifozė tė pranishėm
nė stadium. Mėsohet se blerėsi, qė ka arritur tė sigurojė “80″-n kuqezi
ka qenė njė biznesmen, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur.
Megjithatė, fare lehtė mund tė merret me mend se ėshtė njė tifoz i
Milanit dhe veēanėrisht i kampionit brazilian, pėrderisa ka qenė i
gatshėm tė bėjė njė “ēmenduri” tė tillė.
[b]Refuzimi[/b]
Nė kėtė mėnyrė ėshtė zbuluar arsyeja e refuzimit, qė i bėri Ronaldinjo
kėrkesave tė shumta qė i kanė ardhur nė pėrfundim tė 90 minutave tė
luajtura kundėr Tiranės. I pari qė shkoi nė drejtim tė tij ishte
pikėrisht njeriu i sfidės sė tė martės, Gjergji Muzaka, i cili donte tė
shkėmbente fanellėn e tij me atė tė brazilianit, por mė kot ka
ngulmuar. Asi i Milanit mesa duket ishte porositur qė tė mos e
lėshonte, sepse pas ndeshjes “80″-a e tij do tė pėrfundonte nė ankand,
aty ku si pėrfundim do tė merrte mė shumė vlerė se fanella e Muzakės,
qė mund tė kishte marrė nė kėmbim. Nė kėtė situatė, edhe qėndrimi i tij
prej gati 10 orėsh nė kryeqytetin tonė ka shėrbyer jo vetėm pėr
kėnaqėsinė futbollistike tė miliona sportdashėsve shqiptarė, por edhe
pėr pėrmbushjen e njė misioni qė shkon pėrtej sportivitetit.
[b]Tė tjerė[/b]
Pėrveē asaj tė Ronaldinjos, nga zyrat e kompanisė “Taēi Oil” bėhet e
ditur se nė ankandin e tė martės janė shitur edhe fanella tė tjera tė
lojtarėve tė njohur tė Milanit. Mbi tė gjitha ka rėnė nė sy shitja e
numrit 3 tė kapitenit Paolo Maldini pėr vlerėn e 7500 euro. Gjithashtu,
bluza e Emersonit ka kapur vlerėn e 850 eurove, ndėrsa ajo e Luka
Antoninit 500 euro. Nė kėtė tė ashtuquajtur “mbrėmje gala” kanė marrė
pjesė edhe drejtues tė klubit kuqezi tė Milanit, nga ata qė erdhėn pėr
tė shoqėruar skuadrėn nė Tiranė, si Franko Barezi e Daniele Masaro. Tė
tjerė protagonistė qė i kanė dhėnė tė martės mė shumė vlera, pėr tė
qenė njė ditė e paharrueshme.
[b]UNICEF[/b]
Legjendarėt e futbollit AC Milan janė bashkuar nė njė ndeshje bamirėsie
me skuadrėn e Tiranės nė stadiumin “Qemal Stafa”, pėr tė ngritur fonde
pėr tė mbėshtetur projektin “Shqipėria lexon”, njė iniciative qė
mbėshtet qė ēdo shkolle publike tė ketė njė bibliotekė si dhe tė
promovojė kulturėn e leximit nė fėmijėt e shkollave. Fale kontributit
tė AC Milan, UNICEF dhe partnerėt e tij janė angazhuar nė hapjen e 100
bibliotekave nė shkolla tė tjera.
[b]Inzagi “mallkon” Nallbanin[/b]
Qendėrsulmuesi i Milanit, Inzagi, ka shumė mundėsi tė humbasė ndeshjen
kundėr Sampdorias. Pipo u dėmtua gjatė ndeshjes kundėr Tiranės pas njė
pėrplasje me portierin Nallbani. Lajmin e jep agjencia italiane “Agi”.
I vėshtirė ėshtė edhe rikthimi i Nestės, pavarėsisht se ky i fundit
luajti pėr shumė minuta kundėr bardhebluve shqiptarė. Ronaldinjo, i
cili dėshmoi formė tė mirė fizike e shėnoi njė gol tė merituar do tė
jetė kundėr Sampdorias.
[b]Shevēenko: Lidhem mirė me Dinjon[/b]
Megjithė figurės sė shėmtuar, me tė cilėn Milani u shfaq nė Shqipėri,
Shevēenko ėshtė i kėnaqur. “Tjetėr humbje nė miqėsore? Pėr mua ka
rėndėsi marrėveshja me Dinjon, qė po shkon gjithmonė e mė mirė.
Gjithashtu jam i gėzuar sepse forma ime po pėrmirėsohet gjithmonė e mė
shumė. Pas paraqitjes sė mirė qė bėra me Kombėtaren, nė Tiranė luajta
njė ndeshje me ritėm tė kėnaqshėm”.
[b]Eurogoli, Muzaka ėshtė nė ėndėrr[/b]
Pėrballja dhe triumfi ndaj ekipit kampion bote pėr klube, Milanit dhe
njė eurogol i realizuar prej tij, kanė bėrė qė Gjergji Muzaka, pėr njė
natė tė vetme tė ‘prekė qiellin me dorė’. “Nuk e kisha ėndėrruar kurrė
qė njė ditė do tė luaja pėrballė Milanit, pėr tė cilėn bėj tifo tė
zjarrtė. Imagjino si jam ndjerė mbrėmjen e sė martės qė jo vetėm jam
ndeshur me kuqezinjtė legjendarė, por edhe kam realizuar njė eurogol”.
[b]Daliē: Tirana, e frikshme[/b]
Trajneri i Dinamos, Zllatko Daliē, nuk ka munguar tė martėn nė mbrėmje
nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, kur sė bashku me ndihmėsin e tij,
Artan Mėrgjyshi, ka vėzhguar ndeshjen Tirana-Milan. “Ka luajtur nė tė
gjitha drejtimet shumė mirė. Ishte e vendosur mirė taktikisht dhe nė tė
tilla kushte, diti t’i pėrgjigjej Milanit me yjet e futbollit botėror
nė fushė. E gjithė skuadra ishte perfekte, kur gjashtė futbollistėt
ishin mė shumė se nė lartėsinė e duhur”.
[b]Lufta e tifozėve nė forume[/b]
Humbja e Milanit nė Tiranė nuk ka ndezur aq bujė nė shtypin italian
sesa nė rang tifozerish. “Galiani ka konfirmuar blerjen e re, duke parė
qė Abiati mbeti si njė mumje nė golin e dytė tė Tiranės. Bėhet fjalė
pėr njė portier tė ri shqiptar, qė do tė bėhet numri 1 i ri i portės
kuqezi… Sali Bershia”, ka shkruar njė prej tifozėve”. “Nėse je skuadra
e parė nė botė, atėherė duhen fituar edhe kėto miqėsore. Milanit i
rrofshin trofetė”, ka qenė njė tjetėr mesazh.
[b]Media italiane kryqėzon Milanin[/b]
Mediat italiane i bėnė njė jehonė tė madhe si pranisė sė Milanit nė
Shqipėri. Gazeta e njohur torineze “La Stampa”, njė nga tre gazetat mė
tė mėdha nė Itali pas “Corriere della Sera” e “La Repubblica”,
shkruante: “Milani doli i humbur me rezultatin 2-1, nė ndeshjen e
vlefshme trofeun “Taēi Oil Albania Reads”, por objektivi teknik kryesor
ishte vlerėsimi i gjendjes fizike i tė rikthyerve Inzagi, Nesta e
Favali e Ronaldinjo.
[b]Galiani ēmendet pėr lakrorin shqiptar[/b]
Edhe ai iu bashkua radhės sė gjatė tė personaliteteve qė kanė
lėpirė gishtat pėr lakrorin tonė. Deri pas mesditėn e sė martės ai
dinte pak, pėr mos thėnė aspak, pėr mikpritjen tonė dhe akoma mė pak
pėr kuzhinėn tipike shqiptare. Por njė lakror me qepė e me mish, i
shoqėruar nga njė verė prodhim tipik shqiptar, nėn tingujt virtuozė tė
violinės sė mjeshtrit Fatos Qerimi, kanė lėnė pa mend
zėvendėspresidentin e Milanit, Adriano Galiani.
Nė fakt, sipas organizatorėve tė Tirana-Milan, ajo drekė nuk ishte nė
agjendėn e dr. Galianit dhe u ruajt si njė surprizė pėr mikun italian.
Kur i gjithė delegacioni sportiv i Milanit ishte nė “Hotel Sheraton”,
Adriano Galiani dhe njė grup i ngushtė i drejtuesve tė Milanit,
shoqėruar edhe nga Franko Barezi e Daniele Masaro, kanė devijuar
agjendėn e tyre pėr tė drekuar nė njė lokal nė periferi tė Tiranės. Nuk
dihet nėse zv/presidenti i Milanit ka pranuar tė drekojė te “Sofra e
Ariut”, pikėrisht pse aty muaj mė parė kishte shkelur edhe zonja e parė
e SHBA-sė, Laura Bush, apo ka preferuar vėrtetė njė restorant tipik
shqiptar. Fakt ėshtė se nėn shoqėrinė e Rezart Taēit, presidentit tė
kompanisė “Taēi Oil”, Galiani e ka mbajtur frymėn pikėrisht tek ky
restorant.
Intimiteti i stafit drejtues tė Milanit ėshtė prishur nga rreth 30
gazetarėt italianė qė kanė shoqėruar ekipin kuqezi nė Tiranė. Kėta tė
fundit nuk i janė shqitur administratorit tė Milanit pėr asnjė ēast
prej zbarkimit nė tokėn shqiptare dhe deri nė orėn 22:00, kur ēarteri i
Milanit u ngrit sėrish nga aeroporti i Rinasit. Edhe ata patėn zbarkuar
nė mjediset e “Sofrės sė Ariut” jo mė shumė pėr tė shijuar kuzhinėn
shqiptare, se sa pėr tė kapur skupin e radhės, Galianin duke shijuar
njė tip llazanje, sipas italianėve, por krejt gjė tjetėr sipas
shqiptarėve. Edhe pėr kėtė tė fundit Numri 2 i Milanit gjeti kohė pėr
tė ngritur njė dolli me verė. Ndėrsa nėn vėzhgimin e rreptė tė
kamerierėve, pjatat nga tavolina qendrore shkonin e vinin, teksa ai,
Galiani, nuk i ndahej lakrorit. Ndoshta po tė mos ishte nėn vesturėn e
zv/presidentit tė Milanit, nėn shoqėrinė e disa personaliteteve tė
tjera nė atė drekė dhe larg syve kureshtarė tė mediave, Galiani do tė
kishte paketuar ndonjė gjė edhe pėr zonjėn e tij nė Itali.
Vetėm takimi i programuar me kryeministrin Sali Berisha e pati detyruar
Adriano Galianin qė tė ngrihej nga tavolina. Agjenda e ngjeshur e
thėrriste drejt Kryeministrisė, ku edhe aty mbeti goxha i shokuar nga
pritja kavaliereske e Berishės. Njė fanellė me Nr. 1 dhe emrin e
Berishės pas, njė koktej nė Hotel Sheraton para konferencės pėr shtyp
me gazetarėt dhe humbja ndaj Tiranės, gjithsesi nuk i shuan interesin
Galianit, i cili nuk e pati fshehur dėshirėn pėr t’u kthyer sėrish nė
vendin qė e ka ēuditur pa masė, tek “Sofra e Ariut”.
[b]“Volksvagen” ndan donatorėt, Milan mund tė bojkotohej[/b]
Ndeshja mes Tiranės dhe Milanit mund tė ishte anuluar vetėm nė
minutat e fundit. E gjithė kjo mund tė kishte ardhur si pasojė e
urdhrit qė mund tė lėshonte “in-extremis” ndonjė prej donatorėve, si
pasojė e konfliktit tė brendshėm dhe degradues qė ka nisur mes tyre.
Mėsohet se gjithēka ka lindur pėrpara disa ditėsh, nė momentin kur
Tirana ka dalė nė fotografi-posteri me rastin e ndeshjes sė madhe. Nė
kėto ēaste ėshtė shėnuar njė episod i papritur, kur shefi i klubit, Edi
Gjini (krahu i djathtė i Agron Papulit te Tirana) ka refuzuar t’i
bashkohet pjesės tjetėr tė stafit. Por ky nuk ka qenė njė rast
sporadik, sepse konflikti ka vijuar mė tej midis dy donatorėve, Halili
dhe Papuli. Ky i fundit ka ngulmuar qė skuadra tė luante ndaj Milanit
me sponsorin Volksvagen, kompani pėr tė cilėn ai ka ekskluzivitetin nė
Shqipėri, tė shkruar mbi fanellat bardheblu, ndėrsa Refik Halili e ka
refuzuar njė gjė tė tillė, duke pretenduar se donatori Papuli nuk ka
kontribuar aspak financiarisht pėr Tiranėn sivjet, dhe nėse dėshironte
tė shfrytėzonte njė shėrbim tė tillė reklame, duhej tė paguante
detyrimin financiar dhe vetėm mė pas ēdo gjė ishte e mundur. Mania pėr
tė treguar se kush ėshtė mė i forti desh e bėri tė pamundur zhvillimin
e ndeshjes dhe mėsohet se madje ėshtė dashur ndėrhyrja urgjente e vetė
kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, zotit Edi Rama, qė gjithēka tė
zgjidhej. Dhe nė fund sponsori “Volskvagen” fitoi, pasi ai u shfaq nė
fanellat e lojtarėve. Si pėr ta konfirmuar kėtė ndodhi, njė provė ishte
edhe mungesa e donatorėve Papuli dhe Nuri nė stadium nė momentet e
ndeshjes.


[b]Jepni komentin tuaj![/b][/justify]
GenTToGolD
GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 5735
Registration date : 12/09/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi