Portugali 0:0 Shqiperi,ndodhit e fushes se Brages

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Portugali 0:0 Shqiperi,ndodhit e fushes se Brages

Mesazh  GenTToGolD prej Thu Oct 16, 2008 9:45 pm

[table:b202 align="center" border="0" cellspacing="1" width="570"][tr][td:b202 valign="top" width="252"][b]Portugali
[/b][/td] [td:b202 valign="top" width="65"]0:0[/td] [td:b202 valign="top" width="273"][b]Shqiperi[/b][/td] [/tr] [tr] [td:b202 colspan="3"] [/td] [/tr] [tr] [td:b202 valign="top" width="252"]Quim 1
Alves 2
Ferreira 3
Pepe 5
Ronaldo 7
Meireles 8
Almeida 9
[color:b202=#ff0000]+[/color] Moutinho 10
[color:b202=#ff0000]+++[/color] Miguel 13
Fernandes 15
[color:b202=#ff0000]++[/color] Danny 16

[b]Rezerve
[/b]Meira 6
[color:b202=#00ff00]+[/color] Nani 11
Eduardo 12
Tonel 14
[color:b202=#00ff00]+++[/color] Gomes 17
[color:b202=#00ff00]++[/color] Quaresma 18 [/td] [td:b202 rowspan="2" width="65"] [/td] [td:b202 valign="top" width="273"]1 Beqaj
2 Beqiri [color:b202=#ff0000]+[/color]
3 Vangjeli
5 Cana
6 Curri
7 Agolli
8 Bulku
10 Duro [color:b202=#ff0000]+++[/color]
13 Skela
14 Lala
16 Bogdani [color:b202=#ff0000]++[/color]

[b]Rezerve[/b]
9 Kapllani
11 Hyka
12 Hidi
15 Teli [color:b202=#00ff00]+[/color]
19 Vrapi [color:b202=#00ff00]++[/color]
17 Berisha [color:b202=#00ff00]+++[/color]
18 Bakaj [/td] [/tr] [tr] [td:b202 colspan="3"][b]
Komenti[/b]

Te nderuar miq pershendetje. Do te jemi bashke per komentin direkt
te sfides Portugali-Shqiperi, drejtperdrejte nga 'Estadio Municipal' ne
Braga. Ndeshje e vlefshme kjo per Gr. 1 te eleminatoreve te boterorit,
'Afrika e Jugut 2010'.

Deri tani Shqiperia dhe Portugalia jane ndeshur tre here dhe kane dhene keto rezultate:
09.10.1996 [b]Shqiperi[/b] - Portugali 0-3 (eleminatore France '98)
07.06.1997 Portugali - [b]Shqiperi[/b] 2-0 (eleminatore France '98)
15.10.2003 Portugali - [b]Shqiperi[/b] 5-3 (miqesore)

Ndeshja do te gjykohet nga nje katershe gjermane si meposhte:
Gjyqtar kryesor: [b]Knut Kircher[/b] (GER)
Asistente: [b]Thorsten Schiffner[/b] & [b]Christoph Bornhorst[/b] (GER)
Gjyqtar i 4-et: [b]Thorsten Kinhofer[/b] (GER)
I deleguar i UEFA-s: [b]Yoav Strauss[/b] (ISR)
Vezhgues i UEFA-s per gjykimin: [b]Peter Jones[/b] (ENG)

Klasifikimi aktual ne Gr 1 pas 3 ndeshjeve eshte si vijon:
1. Danimarke 7 pike
2. Suedi 5 pike
3. Portugali 4 pike (+3)
4. Hungari 4 pike (+1, ka shenuar 2 gola ndaj Shqiperise)
5. [b]Shqiperi[/b] 4 pike (+1, ka pesuar dy gola nga Hungaria)
6. Malte 0 pike[b][u]PJ 1[/u][/b]

1' Vershellima e Kircher shenon fillimin e kesaj sfide shume te rendesishme per kuqezinjte por edhe per luzitanet.

6'
Bruno Alves i vetem ne zone pas gabimit te mbrojtjes se kuqezinjve ndaj
Ronaldos, godet, por gjuajtja e tij eshte qendrore dhe nuk befason
Beqajn.

10' disa minuta te mira per kuqezinjte qe perpiqen te administrojne ne mesfushe.

13' Bulku ne te djathte provon te gjeje porten por goditja e tij eshte shume larg katerkendeshit te mbrojtur nga Quim.

16' Moutinho ne hyrje te zones provon te gjeje porten, por gjuajtja e tij eshte krejtesisht e pasakte.

17' Quaresma dhe Moutinho ngrihen ne nxemje. Queiroz kerkon me padurim fitoren e pare ne shtepi.

17'40" Manuel fernandez provon serish nga distanca me nje gjuajtje te pasakte mbi traun e portes se Beqajt.

20'
Curri provon te befasoje ne krahun e majte por gjuajtja e tij eshte e
pasakte. Teli i gatshem per te zevendesuar Beqirin e demtuar.

22' Fernandes kroson nga e majta, por Beqaj eshte i sakte dhe grushton duke spastruar zonen.

23' Presing vendas por kuqezinjte jane te sakte ne menaxhimin e lojes ne mesfushe.

24' Teli zevendeson Beqirin te demtuar.

27" Ronaldo tenton perseri ne nje goditje denimi por gjuajtja e tij eshte e pasakte.

27'30"
Kalimi i Duros ne te djathte krijon nje koridor te rrezikshem per
vendasit por Bulku deh Vangjeli falin ne menyre te pabesueshme me
porten e boshatisur. Spastroi zonen Bruno Alves.

32' Nderpritet loja per shkak demtimi te Ronaldos dhe Bogdanit.

34' Lala tregon dobesi ne administrimin e lojes.

35'
Goditje denimi pa fund per vendasit qe nuk gjejne dot porten. Teli
ndeshkohet me karton te verdhe per mosrespektim te distances ne mur.

36'
Ronaldo godet ne qender, por gjuajtja e forte e tij nuk zoterohet ne
tentativen e pare nga Beqaj qe ndihmohet nga Cana ne spastrimin e zones.

39' pepe gjuan nga distanca ne menyre te pasakte.

40' Lala ndeshkohet me karton te verdhe per faull ndaj Moutinho-s. Tjeter goditje denimi per vendasit.

41' Danny prek topin me dore, ndalohet loja, faull per kuqezinjte.

42'
Vendosje e pasakte e Telit i cili ne kohe vonese shkakton nje faull qe
e ndeshkon me kartonin e dyyte te verdhe, automatikisht te kuq, duke
lene fushen e lojes pas 18 minutash.

46' Fernandes mbyll me ne
fund me nje goditje te pasakte disa aksione rradhazi qe rriten
rrezikshmerine e vendasve perpara Beqajt.

47'24" Vershellima e
Kircher mbyll pjesen e pare ne shifrat e bardha 0-0. Vendasit kane
dominuar gjithshka me nje loje te shpejte por qe nese nuk gjeten golin,
detyruan Telin te shkaktonte dy faulla te shpejte, duke lene fushen e
lojes dhe Shqiperine me 10 lojtare.

Per kuqezinjte vlen te permendet rasti i Bulkut dhe Vangjelit qe nuk arriten te deviojne pasimin e Duros me porten e boshatisur.

[b][u]PJ 2[/u][/b]

46' Pjesa e dyte fillon serish me vershellimen e kryesorit gjerman Kircher dhe me largimin e Bogdanit qe zevendesohet nga Vrapi.

47'
Ronaldo godet me brryl vangjelin dhe nis Ferreiran i cili nuk e ndalon
lojen. Pasimi i mbrojtesit te Chelsea-t gjen Danny-n ne zonen e vogel
te rreptesise qe nuk shenon dot perballe Beqajt ne nje veprim
spektakolar.

50' fernandes provon nga e majta te dale ne qender dhe nis menjehere te djathten e tij qe gjen te vemendshem Beqajn ne qender.

53'
Almeida i vetem me Beqajn pasi i shpetoi mbulimit te mbrojtjes nuk
arrin te shenoje. Heroik Beqaj ne nje pjese te dyte ku pesojme
dominimin e vazhdueshem te vendasve.

54' Nani e Quaresma zevendesojne Moutinho-n dhe Danny-n

62' Kuqezinjte
vazhdojne te rezistojne me nje loje te kujdesshme qe nervozon me shume
vendasit qe sa me shume kalojne minutat aq me e veshtire behet per ta
gjetja e portes se Beqajt.

64' Alves godet ne menyre te pasakte duke e cuar topin shume larg portes se Beqajt.

68'
Almeida perseri nga ajri shfaqet rrezikshem duke goditur shtyllen dhe
me pas fati eshte me Beqajn qe reagon ftohte duke zoteruar nje top te
rrezikshem mbi vijen fatale ndoshta.

70' Loja nderpritet per
shkak demtimi te Vangjelit. Ndersa Nuno Gomes eshte i gatshem per tu
futur per vendasit. Cana merr keshillat e rradhes nga Haan.

74' Dominim luzitan qe sjell gabimin e Beqajt ne daljen nga porta, por Cana largon duke ruajtur rrjeten te paprekur.

75' Miguel largohet duke i lene vendin Nuno Gomes.

77' Berisha futet ne vend te Duros.

78' I sapo futur Berisha kalon te gjithe atat qe i dalin perpara dhe mbyll vete aksionin me nje gjuajtje te pasakte.

81' Beqaj reagon sakte pas krosimit te Almeida-s nga krahu i majte.

84' Presidenti i Federates Portugeze, Madail le tribunen vip.

85' Beqaj i jashtezakonshem ne topin e kthyer pas nga Curri pas kalimit te Quaresma-s ne krahun e majte.

86' Quim largon topin qe leshoi perpara Skela ne kerkim te nje vertikalizimi ne zonen e vendasve.

87' Beqaj i befason te gjithe perpara Nani-t kur ndalon topin e sulmuesit vendas.

88' Beqaj ndalon Ronaldon ne shtyllen e majte, atje ku vendasi tentoi te kthente ne loje nje top pa adrese.

89" Ronaldo provon te beje vete gjithshka por e majta e tij perfundon jashte.

90'
Vangjeli me terheqje muskulare qendron i demtuar ne fushe per te mos e
lene skuadren me 9 lojtare, ndersa gjyqtari i 4-et akordon 4 minuta
shtese.

93' Ndalet loja per faull te Almeida-s ndaj Vrapit. Almeida ndeshkohet me karton te verdhe.

94'
Knut Kircher vershellen per fundin e kesaj sfide. Shqiperia barazon me
10 lojtare me Portugaline. Rezultati i pare pozitiv i Shqiperise ndaj
vendasve, per me teper i arritur ne shtepine luzitane. Edhe pas kesaj
sfide Portugalia dhe Shqiperia do te jene me pike te barabarta, 5.

Klasifikimi aktual ne Gr 1 pas 4 ndeshjeve eshte si vijon:
1. Danimarke 7 pike
2. Hungari 7 pike
3. Portugali 5 pike (+3)
4. Shqiperi 5 pike (+1, ka shenuar 3 gola)
5. Suedi 5 pike (+1, ka shenuar 2 gola)
6. Malte 0 pike

Sic
shihet edhe nga klasifikimi, Shqiperia nuk eshte me ne vendin e 5-te
por nje shkalle me lart, me pike te barabarta me Portugaline dhe
Suedine. Por me golevarazh me te dobet se luzitanet dhe me te mire se
skandinavet.[/td][/tr][/table]

_________________
[b]www.Studentet-KS.TK
Info:genttogold@hotmail.com[/b]

GenTToGolD
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 280
Nofka juaj : GenTi
Reputation : 0
Pikėt : 3038
Registration date : 12/09/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi